Prindërit e një foshnje 18 muajshe pranuan që fëmijës së tyre t’i prisnin këmbët për shkak se ajo kishte lindur me një sëmundje të radhë të deformimit të këmbëve poshtë gjurit.

Pas këtij operacioni prindërit shpresojnë që vajza të ketë më shumë mundësi për pavarësi.

Daniele dhe Majkëll Gibs nga Wales thanë se kishin mësuar për sëmundjen e vajzës, “bilateral tibial hemimelia” dy javë pasi ajo kishte lindur, shtator 2017.

“Këmbët e saj ishin në një pozicion të çuditshëm dhe nuk mund të ecte ndonjëherë” tha e ëma Daniele.

Shoqata Ortopedike Pediatrike e Amerikës së Veriut (POSNA), kishte vlerësuar rastin e vogëlueshes si një në një milionë lindje.

Tashmë vajzës së vogël do i përgatiten një palë proteza me të cilat prindërit shpresojnë që ajo të ecë.