Ajo po përgatitet të performojë në natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision. Flasim për këngëtaren shqiptare, Jonida Maliqi e cila me këngën e saj “Ktheju tokës” arriti të dilte e para në “Festivalin e RTSH-së”, për të vazhduar më tej në Eurovision që të përfaqësojë Shqipërinë.

Ndonëse është duke promovuar këngën e saj nëpër shtete të ndryshme, këngëtarja është kthyer pas në kohë, pikërisht në vitin 1994, plot 25 vite më parë, kur Jonida ishte vetëm 11 vjeç.

Kujtojmë se “Ktheju tokës” kënga me të cilën do të na përfaqësojë do këndohet nga këngëtarja, në gjuhën shqipe.