Djali 5 muajsh i Almeda Abazit është operuar pasi i kishin dalë disa ciste në kokë.

Sipas postimit të Almedës mësohet se operacioni ka shkuar shumë mirë edhe pse ka zgjatur disa orë.

Ish-missi ka reaguar duke thënë se djalin ja kishin marrë mësysh pasi ai ishte pjesë e filmit të fundit që po xhiron babai i tij, aktori i njohur Tolgahan Sayisman.

Djali është dërguar me urgjencë në spital, por tani ndodhet në gjendje më të mirë.

I urojmë shërim sa më të shpejtë vogëlushit.