Ditën e sotme në Vjenë është mbledhur Komiteti i ministrave të Konventës për bashkëpunimin policor në Europën Juglindore ku i pranishëm nga shteti shqiptar ka qenë zv.ministri i punëve të brendshme Besfort Lamallari.

Komiteti diskutoi per dy ceshtje te rendesishme, njera prej te cilave ndryshimi i klauzoles se aderimit te vendeve te tjera ne Konvente. Kosova eshte i vetmi vend i Ballkanit Perendimor qe nuk eshte pjese e PCC SEE dhe klauzola e propozuar dhe pranuar nga te gjithe vendet e tjera u ‘bllokua’ nga Shqiperia duke bere rezerva per Ballkanin Perendimor (dmth Kosoven) per te cilin nuk mund te aplikohet sistemi i hyrjes me ftese unanime te vendeve anetare.

Nga ana tjetër me anë të një postimi në Facebook Lamallari shkruan se:

Në Komitetin e Ministrave të Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore, në Vjenë, Austri.

“Ndërsa ekzistojnë përkufizime mbivendosëse dhe të paqarta se ku fillon ose mbaron Evropa Juglindore, Ballkani Perëndimor është padyshim në zemër të kësaj hapësire gjeografike.

Me aderimin e vendeve të reja në Konventë dhe ratifikimin e Marrëveshjes për shkëmbimin automatik të profileve të ADN-së, të dhënave daktiloskopike dhe automjeteve, Ballkani Perëndimor do të jetë padyshim më i sigurt përballë formave të larmishme të krimeve ndërkufitare dhe grupeve kriminale heterogjene që veprojnë pa barriera në rajonin tonë.

Duke marrë të mirëqenë një mirëkuptim dhe marrëveshje të përbashkët për nevojën për të avancuar dhe forcuar më tej bashkëpunimin policor në këtë rajon, Republika e Shqipërisë do të ishte e gatshme të diskutonte një klauzolë të pranimit të bazuar në pëlqim, por duke bërë referencë të veçantë për vendet që nuk përfshihen në këtë rajon.”

Ministria e Brendshme