Kryeministri Rama është ndalur në një takim me mësues e prindër në qytetin e Vlorës, aty ku ka qenë e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Duke theksuar vëmendjen e posaçme të qeverisë ndaj arsimimit të fëmijëve, në takim u tha se librat falas për nxënësit e klasave të fillores, që vitin tjetër do të përfshijnë edhe klasat e pesta, janë një provë kuptimplotë.

Librat Falas për të gjithë nxënësit e klasave I – II – III – IV (dhe vitin tjetër edhe V) janë një provë kuptimplotë jo vetëm e vëmendjes sonë të posaçme ndaj arsimimit të fëmijëve, po edhe e faktit se falë reformave e kontributeve të të gjithëve, rriten mundësitë e shtetit për të investuar më shumë fonde në favor të familjeve.  Por librat e rinj nuk janë vetëm FALAS për 190 mijë fëmijë, po ashtu si për të gjithë sistemin parauniversitar, janë tanimë një paketë krejt e re tekstesh nga Oxford, Cambridge, Pearson, që kanë zëvendësuar malet me gropa të qindra e qindra teksteve që për shumë vite, lemerisën mësuesit, prindërit e nxënësit. Tanimë për 11 klasa kjo është një epokë e re dhe vitin e ardhshëm, mbyllet me klasën V ky revolucion i vërtetë trevjeçar i teksteve.

Lexo.al