Nga ceremonia e Bluzave të bardha e cila zhvillohet me një ditë me nisjen e vitit të ri akademik në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë, ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se kjo është gjenerata e parë që regjistrohet në Universitet pas protestës së dhjetorit të kaluar të cilët do kenë mundësi të përfitojnë nga politikat që favorizojnë studentët.

“Ju e filloni jetën tuaj studentore sot. Ju do e shfrytëzoni këtë pesë vjeccar jo vetëm bëheni mjekë të mirë por edhe qytetarë të mirë. Ju jeni gjenerata e parë që regjistrohet pas protestës së dhjetorit që na shtyu përmirësojmë arsimin e lartë në Shqipëri. Ju të gjithë do përfitoni nga politikat tona për lehtësim të tarifave. Studentët duhet të kenë kushte sa më të mira”, tha Shahini.