Aktori i mirënjohur i humorit Gaz Paja do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Ira Seferi është në një pritje të ëmbël. Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë vetëm pak muaj më parë.

Ky vit ishte i suksesshëm për aktorin e njohur edhe në aspektin profesional. Ai u zgjodh për të qenë pjesë e ekipit të kryebashkiakut Erion Veliaj, për drejtimin e Tiranës në katër vitet e ardhshme.