Kreshnik Spahiu bëri debat të fortë me ish deputetin e PD, Ervin Salianjin në Open në Top Channel. Spahiu e pyeti për pallatet në Vlorë dhe vilën që ka marrë në Lundër Lulzim Basha. Por Ervin Salianji i zene ngushte nga pyetja e Spahiut nuk ka dhene asnje pergjigje konkrete duke e konsideruar këtë një propagandë.

Kjo është një propagandë. Pallate s’ka askund. Bandat janë tani. Ke qenë në KLP e di që atëherë ka qenë e vështirë- tha Salianji.

Unë dhashë dorëheqjen sepse u përplasa me partinë dhe pushtetin tuaj- tha Spahiu.

Nëse ka diçka që Partia Demokratike ka bërë gabim është se ka vendos në pushtet njerëz të paaftë si ju, dhe për këtë unë që kam hyrë në parlament kam turp- iu kundërpërgjigj Salianji.