Artistja është tërhequr nga gara për shkak të disa impenjimeve të papritura profesionale, të cilat janë bërë pengesë për të repektuar vijueshmërinë dhe rregulloren e Festivalit!

Kamenica nuk ka bërë me dije projektet që e kanë bërë atë të heqë dorë nga konkurimi, por me siguri publiku do të njihet në javët në vijim me impenjimet e mezosopranes së njohur. Sipas rregullores së Festivalit bazuar në vlerësimet e Komisionit Përzgjedhës, kënga që do të vijojë garën është “Dua ta besoj”, kënguar nga Artemisa Mithi & Febi Shkurti!

Edicioni i 57-të i Festivalit të Këngës do të mbahet më 20, 21, 22 dhjetor 2018 në Pallatin e Kongreseve.