Pas Sabien Lilajt, një tjetër futbollist i Skënderbeut përfundon në Azerbajxhan. Bëhet fjalë për sulmuesin nigerian, James Adeniyi, i cili ka firmosur kontratë 3-vjeçare me FK Qabala. Një shitje me përfitime të konsiderueshme financiare kjo e klubit korçar, që pas dënimit nga UEFA duket se ka nisur të zbrazë “sirtarët”. Ja njoftimi zyrtar i azerëve për këtë transferim:

“FK Qabala vazhdon përgatitjet në Slloveni për sezonin 2018-2019. Sot, klubi ynë ka afruar në skuadër edhe lojtarin nigerian, James Adeny. Me sulmuesin 26-vjeçar është nënshkruar një kontratë 3-vjeçare. Sulmuesi i U-17 të Nigerisë ka bërë një jetë legjionari në Europë që nga viti 2012.

James, i cili mbërriti 20 vjeç në Shqipëri, ka veshur uniformën e klubeve të këtij vendi për gjashtë vjet. Ai debutoi me Bylis në sezonin 2012-2013. Sulmuesi e kaloi gjysmën e parë të vitit 2013 te Tomori, i huazuar. Në fillim të vitit 2014, Adeny, i cili kishte negociuar me Laçin, kaloi dhe luajti për dy vite me këtë skuadër.

Legjionari nigerian ka luajtur në 2.5 vitet e fundit me Skënderbeun. Kampioni afrikan fitoi dy kampionate, dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë në Shqipëri, ndërsa shënoi 76 gola në 216 ndeshje”.