Në Universitetin e Korçës, studentët vijojnë mësimin normalisht. Edhe këtë të martë, auditoret janë mbushur me studentë që kanë zhvilluar mësim të rregullt.

Në të katër fakultetet e universitetit janë zhvilluar leksionet e seminaret sipas orarit të përcaktuar.

Senati akademik ka marrë vendim lidhur me ndryshimin e strukturës së vitit akademik 2018 – 2019 me qëllim zëvendësimin e tri javëve kur nuk u zhvillua mësimi për shkak të protestës së studentëve.

Orët mësimore do të zhvillohen të shtunave ndërkohë që do të shtyhet me disa ditë edhe semestri i dytë për të kryer zëvendësimin e orëve.

Vijon mësimi normalisht në Universitetin e Korçës

Vijon mësimi normalisht në Universitetin e KorçësNë Universitetin e Korçës, studentët vijojnë mësimin normalisht. Edhe këtë të martë, auditoret janë mbushur me studentë që kanë zhvilluar mësim të rregullt.http://ata.gov.al/2019/01/22/vijon-mesimi-normalisht-ne-universitetin-e-korces/

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Dienstag, 22. Januar 2019