Nesër në mbrëmje, Shqipëria do të presë skuadrën e Francës, në një sfidë që do të inaugurojë dhe hapjen e stadiumit të ri kombëtar “Air Albania Stadium”.

Përballja kundër kampionëve të botës po pritet me padurim si nga futbollistët kuqezi, ashtu dhe nga tifozët.

Pasi kanë mbërritur në Tiranë, skuadrat e Shqipërisë dhe Francës i janë drejtuar stadiumit të ri për të vijuar me përgatitjet.

“Javanews” ka siguruar pamjet nga brenda stadiumit, ku futbollistët e Francës kanë shkelur për herë të parë fushën e gjelbër të “Air Albania Stadium”. Futbollistë të famshëm botërorë si: Varane, Kimbempe, Zouma, Digne, Tolisso, Kante, Griezmann, Lemar, Mbappe, Giroud, Coman apo Fekir; po zhvillojnën stërvitjen në fushën e blertë. /e.s/