Para ndeshjes së sotshme, Granit Xhaka e Milot Rashica ka dhënë shembull për qytetarët kosovarë, duke udhëtuar me autobusë lokalë nëpër Prishtinë, bashkë me personalitetet e tjera që do të shfaqen te “Loja e Yjeve”.

Do të zhvillohet sot në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sfida e yjeve mes skaudrës së Granit Xhakës dhe Milot Rashicës.

Përveç futbollistëve si Granit Xhaka e Milot Rashica, do të jenë edhe emra të tjerë nga Përfaqësuesja e Kosovës, ajo e Zvicrës si dhe Kombëtarja kuqezi.

Ermir Lenjani, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Albian Ajeti e Visar Bekaj që janë aktiv nëpër përfaqësueset respektive. Emrat tjerë janë edhe Armend Dallku, Shefki Kuqi, Xhevdet Llumnica, si dhe këngëtaret Ledri Vula e Mc Kresha.