Opozita ka degjeneruar me fjalorin ne Kuvend.

Teksa ka marre fjalen, Petrit Vasili i LSI-se ka shperthyer me fjalor banal ndaj deputeteve te mazhorances.

“Ulu mos na caj byth..n, mos na caj tra**n…”, degjohej Vasili teksa shante deputetet nderkohe qe nuk kishte nisur akoma fjalen  e tij.

Opozita mesa duket kete ka si alternative per shqiptaret.

Ora 11:14

Teksa ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka marrë fjalën në Kuvend, deputetë të opozitës kanë rrethuar foltoren.

Ka qenë Lulzim Basha ai që i është afruar i pari ministres Anila Denaj, ndërsa i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë.

Opozita kërkon me ngulm të mos zbatohet rendi i ditës, por kryeministri Edi Rama të jetë prezent në Kuvend.

Ndërkohë kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka kërkuar që të respektohet ministrja e re, e cila flet për herë të parë.

Kjo e fundit ka vijuar fjalën e saj pavarësisht prezencës së opozitës në foltore. Ajo foli për shifrat e ekonomisë dhe vitin 2018, por qe per opoziten kjo nuk kishte interes.

“Ekonimia u rrit me 4.4%. Konsumi u rrit me rreth 2.83% me terma realë vjetorë. Ndërsa konsumi final i popullatës u rrit me 3.41%. për tremujorin e tretë konsumi total shënoi përshpejtim të ritmit”. Nga ana tjeter, ministrja renditi te gjitha financimet ne shendetesi, infrastrukture, arsim etj, por qe opozita serish vazhdoi ulerimat dhe zhurmen.