Granit Xhaka ka kryer kontrolle më të detajuara mjekësore dhe mjekët e Kombëtares së Zvicrës kanë konstatuar që dëmtimi i tij i pësuar në stërvitje nuk është serioz dhe se ai do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

Vetë Xhaka e ka konfirmuar një gjë të tillë në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Zvicrës, ku ka thënë: “Jam i lehtësuar, pasi kuptova që do të luaj në Botëror”.

Xhaka u dëmtua pas një dueli me shqiptarin tjetër, Valon Behrami, por për fatin e mirë lëndimi nuk është serioz.

Mesfushori i Arsenalit pritet të mungojë në miqësoren që Zvicra do të luajë ndaj Spanjës të dielën.