Një djalë 8-vjeçar, i cili ndihmoi në inspirimin e legjislacionit federal në nismën “Right to Try” tërhoqi të gjithë vëmendjen të mërkurën gjatë firmosjes e kësaj nisme nga presidenti Trump.

Djali, Jordan McLinn, nga Indianapolis, u çua nga karrigia me rrota për të qëndruar pranë Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili hidhte firmën e tij në dokumentin e legjislacionit.

Ndërsa presidenti nënshkruante, djali përpiqej vazhdimisht ta përqafonte.

Pas disa përpjekjeve, presidenti e shpërbleu me një përqafim të ngrohte dhe një puthje.

Ai gjithashtu i dha 8-vjeçarit stilolapsin me të cilin firmosi aktin.j.j