Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka bërë një veprim interesant pas pjesës së parë të ndeshjes kundër Anglisë.

Bernard Challandes është filmuar duke thirrur ashpër: “E tmerrshme, e tmerrshme”. Trajneri zviceran ishte i mërzitur pas golit të Jadon Sancho në fund të pjesës së parë pasi besonte se ylli i ri anglez ishte në pozicion jashtë loje.

Më pas kur Challandes e kuptoi që po filmohet dhe i ka buzëqeshur kamerës.