Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, ka postuar në profilin e saj në instagram një video në të cilën shihet duke ngarë makinën dhe duke kënduar një këngë të trishtë.

Rudina shihet teksa këndon fjalë si ‘t’i fala të gjitha veç për dashuri ‘, mesa duket këngëtarja i’a dedikon këtë këngë ish bashkëshortit të saj.

Në profilin e saj janë hedhur gjithashtu disa sekuenca videosh, të cilat kishin titrat poshtë dhe përçonin disa mesazhe domethënëse për njerëzit.

Sekuenca e videove quhej ‘ A e dini se ..’ dhe ndër të tjera, në të kishte mesazhe të cilat mund të lidhen me situatën personale që po kalon aktorja.

Në videot e nxjerra lexohen mbishkrime të tilla si ‘ A e dini se sytë blu shikojnë më qartë në errësirë’, apo thënie mbi dashurinë dhe jetën.

 

View this post on Instagram

 

😢 kush? #rudinadembacaj #actresslife

A post shared by Rudinadembacaj (@rudinadembacaj) on