Dje në Kukës u sulmua një çoban nga një ari në vendin e quajtur Sasat në bjeshkët e Gjalicës, ndërkohë që në redaksinë e Shqiptarja.com banorët e zonës së verilindjes kanë sjellë një video të një ariu që lëviz lirshëm pranë traut ku paguhet taksa e Rrugës së Kombit në Kalimash.

Ariu është filmuar disa ditë më parë shumë pranë pikës së pagesës së tarifës nga një qytetar. Banorët janë në telashe nga arinjtë, që ka zbritur qetësisht në zonat e banuara.

Ndërkohë që Ekrem Onuzi 45-vjeç që u sulmua dje nga ariu ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e Traumës në Tiranë.