Studentët që po protestojnë, përveç banorëve të Astirit kanë dëbuar edhe protestuesit kundër shembjes së teatrit që kanë dashur t’i bashkohen grupit.

Prezenca e tyre nuk është pritur mirë nga studentët të cilët theksojnë se nuk duan ta përfshijnë politikën në protestën e tyre.

Ardhja në protestë ka shkaktuar tension mes studentëve dhe banorëve të unazës si dhe personave të të tjetër të cilët kanë kauza të ndryshme nga ato të studentëve.

Kjo është dita e katërt e protestës së studentëve të cilët po bëjnë rezistencë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.