Teksa LSI u “shqetësua” shumë për shkrim e “Bild” dhe i bënte thirrje kryeministrit Edi Rama që të lërë zyrën për 24, “harroi” se si kjo forcë politike blinte votot dhe shantazhonte votuesit në Lezhë ditën e zgjedhjeve.

Në pamjet filimike që iu do të shikoni më poshtë do të shikoni eskortën e Ilir Metës në Trashan Lezhë ditën e zgjedhjeve me Petrit Gjonin, kandidat për deputet dhe persona të panjohur.

Video është publikuar në atë kohë nga deputeti socialist Pjerin Ndreu ku shfaqej duke lëvizur ekskorta e presidentit të zgjedhur Ilir Meta.

Teksa postonte pamjet Ndreu shprehej se Meta ishte duke kërcenuar qytetarët në Lezhë.

“A ka kush i thote ndal ketij Presidenti skandaloz dhe kesaj te turpshme?!

Perfundimisht ky njeri ka dale mendsh dhe po provokon, kercenon, shantazhon ke i del perpara neper Lezhe!

Ketu eskorta e tij eshte ne Trashan me deputetin e tij ne tentative Petrit Gjoni… TURP!,” shkruante Ndreu në Facebook. (TemA)

A ka kush i thote ndal ketij Presidenti skandaloz dhe kesaj sjellje te turpshme?! Perfundimisht ky njeri ka dale mendesh dhe po provokon, kercenon, shantazhon ke i del perpara neper Lezhe! Ketu eskorta e tij eshte ne Trashan me deputetin e tij ne tentative Petrit Gjoni… TURP!

Gepostet von Pjerin Ndreu am Sonntag, 25. Juni 2017