UEFA ka përzgjedhur “Golin e Javës” në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Champions League.

Ky vlerësim ka shkuar për Juan Cuadrado të Juventusit, që shënoi një supergol ndaj Atletico Madrid.

Goli i kolumbianit u votua më shumë nga tifozët, duke lënë pas golin e Angel Di Maria ndaj Real Madrid, atë të Lucas Moura ndaj Olympiacos dhe golin e Edson Alvarez (Ajax) ndaj Lille.