Teksa protesta kundër Teatrit të ri, tashmë e braktisur nga artistët, është marrë në dorë nga grupi i ca aktivistëve që kundërshtojnë çdo projekt në Tiranë, njësoj si me rastin e këndit të lojërave te Liqeni, sot u regjistrua edhe një incident, që i detyroi organizatorët ta mbyllnin para kohe dhe me urgjencë atë.

Një djalë i ri rreth të njëzetave mori fjalën, për të shprehur mendimin e tij për teatrin, por diskutimin e nisi me një pyetje të thjeshtë: “Pse nuk janë këtu me ne, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi? Po si mund të vijë Lulzim Basha këtu, kur vodhi Rrugën e Kombit”?

Në këtë çast, tre persona u lëshuan menjëherë mbi të riun, për ta larguar nga foltorja, i rrëmbyen mikrofonin nga dora, duke e sharë e fishkëllyer, e duke e shoqëruar jashtë skenës (ndiqni videon). Pas këtij incidenti, që me sa duket doli i paparashikuar, organizatorët u kujdesën ta mbyllin menjëherë protestën dhe lidhjen live në Facebook.

Në media është shkruar shpesh se protesta kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar mbështetet dhe financohet nga Partia Demokratike dhe deputetët e saj. Dje protestën e drejtoi deputeti i PD, Agron Shehaj.

Debati

I riu: Unë nuk po zgjatem shumë, por po merrem thjesht me liderat, me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. A kanë moral ata të vijnë këtu, një njeri që vodhi te Rruga e Kombit, një njeri që i shiti detin Greqië …

Reagimi: Po ik ore, do merresh me Rrugën e Kombit, aty udhëtojnë me mijëra makina, ik ore k**

I riu: Të përballemi me argumente… (e rrethojnë dhe e largojnë nga foltorja me forcë)

Reagimi: Po ca re… ik ore zagar, ik ore horr, hala me Rrugën e Kombit u merrkeni ju…