Edhe pse ka disa vite që i ka dhënë fund karrierës në futbollin aktiv, Paul Scholes nuk ka harruar “zakonin” e tij të vjetër duke qenë një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Tashmë në moshën 44-vjeçare, Scholes mahniti të gjithë me paraqitjen e tij në ndeshjen e lamtumirës së organizuar nga ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany.

Duke përfaqësuar 11-shen e yjeve të Ligës Premier së bashku me ish-shokët e skuadrës, Ryan Giggs, Michael Carrick dhe Robin van Perise, Scholes bëri një pasim “magjik”.

Në minutën e 57-të, anglezi e gjeti Van Persie me një pasim të guximshëm “pa e parë fare”, duke befasuar kundërshtarin Joleon Lescott.

Ky pasim i ish-legjendës së Unitedit është bërë viral në rrjetet sociale.