Mohamed Salah dhe shokët e tij të skuadrës së Liverpoolit u falën momente të paharrueshme disa fëmijëve me aftësi të kufizuara të Fondacionit të UEFA-s.

24 orë para finales së Superkupës së Europës, egjiptiani kaloi disa minuta me një nga fëmijët që kishte humbur gjymtyrët e poshtme, por jo dëshirën dhe pasionin për futbollin, që ia bën më të gëzueshme jetën.