Juventusi fitoi me rezultatin 2-1 derbin e Italisë përballë Interit e vlefshme për javën e 7-të në Serie A.

Cristiano Ronaldo nuk arriti që të shkruajë emrin në listën e golashënuesve, por në fund të ndeshjes ishte lojtari më i mirë duke marrë edhe notën më të lartë.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” në minutën e 9 të takimit realizoi një “magji” të vërtetë duke dribluar mbrojtësit kundërshtarë.

Portugezi bëri gjithçka mirë por gjuajtja e tij u ndal nga trau i portës që mbrohej nga Handanovic.

Lëvizjet e shpejta trullosën të gjithë mbrojtjen zikaltër, ndërsa komentatori arab u çmend pas klasit të CR7-tës.