Futbollistët e përfaqësueses së Turqisë nuk heqin dorë nga përshëndetja ushtarake, një veprim që i referohet ndërhyrjes ushtarakisht të shtetit të drejtuar nga Recep Taip Erdogan në Siri.

E bënë pas golit të shënuar ndaj Shqipërisë, në Stamboll, e ribënë në Paris, pas barazimit ndaj Francës.

Pikërisht kjo ka ngjallur shumë polemika kohët e fundit dhe për këtë arsye lojtari i Milanit, Hakan Çalhanoglu, nuk është bashkuar të festojë me shokët e tij në të njëjtën mënyrë.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak mbrojtësit Demiral, i cili menjëherë ka reaguar ndaj mesfushorit duke ngritur tonet e zërit.