Kryeministri Rama ka vizituar nga afër ambientet e shkollës së mesme “Refat Bani” në zonën e Urës Vajgurore, Berat.

Siç shihet edhe nga pamjet, shkolla “Refat Bani” është rikonstruktuar totalisht duke u garantuar nxënësve kushte optimale për të zhvilluar mësim.

“Në shkollën e mesme “Refat Bani”, një shkollë model, pjesë e rrjetit të shkollave dhe kopshteve të rindërtuara, falë edhe një kryebashkiakeje aktive, të palodhur e këmbëngulëse, që ka bërë në një mandat çka s’është bërë në një tufë dekadash në këtë bashki👍”, shkruan kryeministri Rama në llogarinë e tij në “Facebook”. (Lexo.al)