“Me këtë informacion për prindërit që kanë përfituar Bonusin e Bebes nga dita e parë e këtij viti e deri më sot, ju uroj një ditë të mbarë”.

Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, teksa publikon një video me informacion me atë që ka ndodhur nga 1 janari me bonusin e bebes.

Në video thuhet se që nga 1 janari, kanë përfituar çekun 4092 fëmijë dhe se familjet e reja kanë përfituar 237 milionë lekë.

Bëhet me dije se janë 1706 fëmijë të parë të çifteve të reja që kanë fituar nga 40 mijë lekë të reja bonus secili.

Po ashtu janë 1619 fëmijë të dytë që kanë përfituar bonusin prej 80 mijë lekësh të reja secili.

Janë 687 fëmijë të tretë që kanë përfituar 120 mijë lekë të reja bonus secili.

Ndërsa për 41 lindje binjakësh dhe trinjakësh, bonusi ka shkuar deri në 360 mijë lekë të reja.

Rama tregon çfarë ka ndodhur me bonusin e bebes që nga 1 janari on Vidnews.