Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Stambollit për t’u takuar me liderin e shtetit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ka qenë vetë Rama që ka njoftuar praninë e tij në Stamboll përmes një video-je të shkurtër prej 10 sekondash ku shfaqet ai bashkë me Erdoganin teksa takohen dhe ulen për bisedë.
Pas tërmetit të 26 nëntorit, ku mbetën të vdekur 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, kryeministri Rama përveç gjendjes pranë banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, ka zgjedhur edhe të takohet me liderë europianë për t’u kërkuar ndihmë financiare pasi kostoja e rindërtimit është tepër e lartë.

Vetë Erdogan ka premtuar se do ndërtojë 1000 shtëpi për të prekurit nga tërmeti si edhe do zhvillojë një konferencë me donatorë turq dhe të vendeve të Lindjes Arabe për të kontribuuar edhe në të ardhura që Shqipëria të kalojë sa më lehtësisht këtë situatë. (Lexo.al)