Kryeministri Edi Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit se cështja e hapjes së negociatave nuk lidhet më me kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, pasi e ka bërë një gjë të tillë, por problemet e brendshme të vendeve anëtare, konkretisht Holandës.

Ndersa duke u ndalur te propaganda e opozites kunder negociatave, Rama theksoi se pseudoargumentat e opozites jane material per ata qe jane kunder zgjerimit te BE. Kryeministri theksoi se  nga ana tjeter, edhe pse ka shume probleme, ne Maqedonine e Veriut opozita nuk ka transportuar pseudoargumenta per te penguar vendin drejt BE-se.

Gjithashtu kryeministri duke bere pyetje retorike tha: A nuk i sheh Gjermania, Suedia, Finlanda etj problemet qe Holanda thekson?

Duke thene kete, kryeministri tha se kjo nuk ka te beje me realitetin ne Shqiperi, por me realitetin politik dhe qendrimin anti zgjerim te Holandes.

“Besoj se të paktën të pranishmit dhema ha mendja se ai debat ishte një mundësi për të kuptuar të gjithë natyrisht ata që duan të kuptojnë sesa e pavërtetë dhe dhe sa e padrejtë është e tërë propaganda që synon të lidhë luftën e brendshme në Shqipëri me qëndrimet e disa vendeve në të cilat edhe Holanda. Besoj se me debatin e djeshëm në parlamentin holandez e ka parë sesi e gjithë cështja e ecurisë së mëtjeshme e Shqipërisë apo Maqedoninë në procesin e integrimit u trajtua si cështje e politikës së brendshme.

Duke ndjekur debatin në parlamentin holandez kushdo që dëshiron të kuptojë se të gjitha fjalimet në parlament i janë drejtuar elektoratit të atij vendi dhe në të gjithë qasjen e parlamentit apo partive është përvijuar i gjithë debati i brendshëm me forcat pro zgjerimit dhe kundër. Nuk ka në Shqipëri një parti që të prediktojë ndonjë plan tjetër apo të orientojë mesazhin drejt ndonjë horizonti drejt përvec BE-së. Nga ana tjetër ata që janë përpjekur të thonë se ndarja në propagandë apo në qëndrime mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të cojë në një ndarje në gjykimin e përgjithshëm jo vetëm kanë gabuar por kanë dështuar në përgatitjen e një terreni këtu në funksion të axhendës së tyre. Ka një ndryshim të madh për dallimin në qëndrime, qasja e opozitës këtu dhe atë jashtë.

Atë që braktisi parlamentin, dogji mandatet dhe bojkoti zgjedhjet vetëm me një qëllim minimin e çeljes së negociatave. Maqedonia nuk është vend pa konflikte, por ka frymëzuar edhe qasjen destruktive të opozitës që nuk është këtu, që në mënyrë naive e ka besuar se duke kopjuar opozitën e deri djeshme të Maqedonisë do të gjunjëzonte shumicën këtu. Por opozita në Maqedoni as dje dhe as sot nuk merr rrugët e Europës për të bërë të pabërën për vendin e vet. Nuk furnizon cdo ditë kanalet e komunikimit me partitë simotra apo individë për të ushqyer cdo ditë ata të cilët kanë një qasje ndryshe për Shqipëri” tha ai.