Kryeministri, Edi Rama, edhe njëherë u ndal tek problemi që hasin qytetarët në gjykatat e vendit gjate aktivitetit te perjavshem te bashkeqeverisjes. Ai tha se qeveria po përgatit masa speciale ndaj grupit që ai e quan “KÇK”. Sipas tij, do të këtë masa të rrepta ndaj anëtarëve të këtij grupi, që sipas kryeministrit janë kthyer si një organizatë grabitqare e veshur me petkun e ligjit. Këto deklarata Rama i bëri gjatë takimit me qytetarët në kuadër të “bashkëqeverisjes”

“Sot vijon të jetë e vështirë dhe e pamundur të shkosh në gjykatë për të zgjidhur problemin. Sot jemi në kushtet kur ka nisur pastrimi i sistemit të drejtësisë, Disa që janë në sistem dhe që e dinë se nuk kalojnë vetingut, janë lëshuar KCK. Kck është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron në Shqipëri, sepse është e veshur me petakun e ligjit dhe funksionon si një organizatë e grabitëseve ordinerë. Pe KCK po bëhemi gati, me një ligj special për ta çuar luftën në një nivel të pa ndodhur më parë, ne do të çojmë në parlament edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve ndaj KCK. Të jeni të sigurt, më herët se vonë të gjithë do të shohin në praktikë dhe jo në fjalime, rezultate e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë ndaj krimit, qoftë ndaj KCK”-tha Rama.