Po bën xhiron e rrjetit sot një video e presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump teksa po ngjiste shkallët e avionit në aeroportin Minneapolis-Saint Paul. Presidenti kaloi një moment të pakëndshëm pasi një letër higjenike i kishte ngecur tek këpuca.

Në videon e publikuar nga mediat e huaja, shihet Trump duke ngjitur shkallët me letrën e ngjitur në këpucë e cila shkëputet kur presidenti hyn në kabinë.

Shumë qesharake janë edhe komentet e përdoruesve të Twitter të cilët shkruajnë: “Më pëlqeu se si letra higjienike u shkëput nga këpuca e Trump në fund të shkallëve, dukej sikur edhe ajo donte vëmendjen maksimale të kamerave”.

“Nuk e di me çfarë të qesh më shumë me letrën që i mbeti në këmbë, apo me faktin që askush nuk i tha presidentit se çfarë i kishte mbetur në këpucë”, shkruan një tjetër.