Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në brigjet e Malaga-s, në Spanjë, teksa trafikantët kanë ndaluar për të shpëtuar agjentët e policisë, që rrezikonin të mbyteshin në det.

Mediet italiane kanë publikuar momentet e ndjekjes spektakolare të trafikantëve nga agjentët dhe momentin kur këta të fundit kanë rrezikuar të mbyten, por janë shpëtuar prej trafikantëve, të cilët janë arrestuar.

Mediet e huaja shkruajnë se agjentët ishin vënë në ndjekje të katër trafikantëve të dro gës në brigjet jugore të Spanjës. Siç mund të shihet dhe në video, skafet e policëve dhe trafikantëve lëvizin me një shpejtësi skëterrë në det, ndërsa një helikopter ndjek gjithçka nga ajri.

Në pamje shihet momenti kur skafet përplasen me njëri-tjetrin në det dhe nga dallgët skafi i policëve gati sa nuk përmbyset, duke hedhur në ujë tre agjentë, ndërsa mjeti vazhdon lëvizjen i pakontrolluar.

Policët përpiqen të notojnë, por jeta e tyre është në rrezik. Rreziku kuptohet dhe nga ekuipazhi i helikopterit, teksa pilotët bëjnë bërtasin me megafon “Ruani agjentët”. Në këto momente, trafikantët nuk përfitojnë nga situata për t’u larguar, por iu japin ndihmë agjentëve, duke i tërhequr dhe shpëtuar. Më vonë, policia nxori nga deti mbi 80 pako me hashash.

Për të parë VIDEON, klikoni këtu >> https://www.tgcom24.mediaset.it/2019/video/spagna-i-trafficanti-salvano-gli-agenti-caduti-in-mare-arrestati_9485379.shtml