Një gazetar po raportonte live kur papritur u sulmua nga një derr. Ngjarja i ka ndodhur gazetarit grek Lazos Mantikos teksa ndodhej në zonat e përmbytura nga rreshjet e shiut, jo larg Athinës. Derri iu sul gazetarit dhe nuk e linte të kryente detyrën.

Prezantuesit në studio nisën të qeshnin me situatën teksa gazetari bërtiste dhe sillej rrotull pasi derri nuk po e linte të qetë. Skena qesharake është transmetuar në televizionin ANT1, emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjes Greqi”.