E keni bezdi të prisni thonjtë? Kalimi i prerëses në mishrat e thonjve tuaj ju bezdis dhe ju lë një ndjesi të çuditshmë?

Mesa duket nuk jeni të vetmit.

Një pitbull amerikan, është filmuar teksa shihet që në momentin që pronarja e tij do t’i presë thonjtë, ai shtrihet barkazi në tokë dhe shtiret sikur i kanë rënë të fikët.

Mesa duket kjo metodë funksiononte kur qeni e përdorte në fillimet e tij, por tashmë ajo nuk pi më ujë, dhe pronarja vazhdon t’ja presë thonjtë edhe pse qeni shtiret sikur është pa ndjenja ose i ngordhur.

Përpara se të shtrihet në tokë, qeni bën një pauzë dramatike, gjasme të tregojë se diçka nuk shkon me të.

Pitbulli dramatik, ka bërë xhiron e rrjetit, duke i bërë njerëzit të mos t’a mbajnë dot të qeshurën kur shohin videot e tij.