Kryeministri Rama u ka bërë një vizitë surprizë punonjësve në kantierin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit duke prekur nga afër punimet që po kryhen për transformimin rrënjësor të një prej tempujve të kulturës.

Ndryshe nga sa jemi parë ti shohim politikanët, Rama ka filmuar vetë pamjet pa pasur nevojën e një kameramani apo fotografi.

Siç shihet edhe nga video-ja e mëposhtëme ai komunikon me inxhinierin dhe punonjës mbi detajet e punimeve në godinën e TKOB që siç edhe kryeministri shkruan me të drejtë do kthehet nga këterra e degradimit në shembullin e rilindjes së tempullit të muzikës lirike, baletit klasik dhe trashëgimisë muzikore e valleve popullore.

Postimi i plotë:

ERTV Live: My📽CAMERA 😉 – Një udhëtim në kantierin e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, nga skëterra e degradimit shembullor tek shembulli i rilindjes së tempullit të muzikës lirike, baletit klasik dhe trashëgimisë muzikore e valleve popullore😁. (Lexo.al)