Ish-kreu i Aleancës Demokratike dhe një prej figurave kryesore të politikës post-komuniste, Neritan Ceka, ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme me mallkime ndaj atyre që votojnë në 30 qershor.

“Shqiptarë, ju vraftë Zoti dhe ju qërrofshin sytë nëse votoni. Ju zëntë bukën e kalamajve”, tha Ceka ndër të tjera, teksa shtoi se të drejtën e votës e ka sjellë ai me disa shokë. Kujtojmë se Ceka ka shërbyer edhe si këshilltar i ish-kryeministrit Berisha.