Kriketi nuk është një sport i përhapur në gjithë botën, por kjo nuk e ka ndalur këtë gjarpër kureshtarë për të qënë pjesë e saj.

Gjarpri me një gjatësi prej 2 metrash u fut në fushën e kriketit duke ndërprerë takimin mes Andhra dhe Vidarbha, e vlefshme për “Ranji Trophy” në Indi.

Zvarraniku u gjend rastësisht në fushën e blertë, duke fituar vëmendjen e tifozëve dhe lojtarëve, të cilët duartrokiten prezencën e tij. Kjo nuk është hera e parë që një kafshë ndërpret një ndeshje kriketi.

Në vitin 2012, takimi mes Anglisë dhe shtetit, Haryana të Indisë u vonua për shkak se një majmun u hodh në fushë. Ndërkohë, dy vite më parë, po në Indi, një makinë u fut aksidentalisht në fushë pasi drejtuesi i saj humbi kontrollin.