Eden Hazard është prezantuar para rreth 50 mijë tifozëve në “Santiago Bernabeu” si lojtar i Real Madrid.

Ai u shpreh shumë i lumtur që më në fund ka realizuar ëndrrën fëmijërore. Ndër të tjera, ai tha se mezi pret të luajë dhe të fitojë trofe me Real Madridin.

Por në momentin kur doli në fushë sulmuesi anësor me mikrofon në dorë iu drejtua shkurt fansave: “Faleminderit dhe Hala Madrid!”.

Pas pak, Hazard do të dalë në konferencë për media para gazetarëve të shumtë, ku natyrisht, do të shpalosë shumëçka rreth kalimit nga Chelsea në Madrid.