Jo vetëm nga debatet, sot Kuvendi është tronditur nga lëkundjet e forta të tërmetit. Ndërsa deputetët kanë qenë duke diskutuar në komisionin e Ekonomisë kanë ndjerë lëkundjet e forta që janë parë edhe vizualisht në abazhurin e varur në mes të sallës mbi kokat e deputetëve.

Kamera e News24 ka fiksuar këtë moment, ndërsa me gjithë kamuflimin, frika në sytë e deputetëve lexohet qartë. Fillimisht nuk lëvizin nga vendi por më pas ata i drejtohen daljes për t’u larguar nga ndërtesa e Kuvendit dhe komisioni ndërpreu mbledhjen.

Tërmeti në Tiranë tmerron dhe deputetët, ndërpresin mbledhjen dhe dalin nga Kuvendi

Tërmeti në Tiranë tmerron dhe deputetët, ndërpresin mbledhjen dhe dalin nga Kuvendi

Gepostet von BalkanWeb am Mittwoch, 4. Juli 2018