Major, Klodian Tanushi humbi jetën të premten, pas plagëve të rënda që mori më 6 maj, pas shpërthimit të një mine në Letoni, ku vdiq edhe ushtarakja, Zarife Hasanaj.

Ndërkohë, në 10-vjetorin e NATO-s, major Tanushi dërgoi një mesazh nga zyra e tij në Letoni. Majori i ndjerë, në videon e shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes, thotë se misioni shqiptar është përbërë nga 21 persona, të cilët sipas tij kryejnë veprimtari të ndryshme në Letoni.