Kjo periudhë ka qenë padyshim më e vështira për sportdashësit shkodranë. Falë rezultateve të dobëta dhe krizës së madhe që ekipi i Vllaznisë kaloi në këtë sezon, tashmë shkodranëve do u duhet të shohin ekipin e tyre të zemrës në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.

Padyshim që ky konsiderohet si momenti më i errët i historisë, por për të lehtësuar disi dhimbjen e tifozëve, mendojnë grupmoshat e Vllaznisë. Ekipi U-19 ka fituar finalen e Superiores ndaj Flamurtarit në ditën e sotme, duke fituar në shifrat 2-1.

Takimi i zhvilluar në “Elbasan Arena” ka dhuruar emocione, ndërsa vlonjatët janë rikthyer në lojë në minutat e fundit, por pa mundur të ndryshojnë fatin e takimit. Në fund historia nuk ka ndryshuar, Shkodra mund të festojë edhe pse kjo tingëllon disi e çuditshme në këto kohë. Krenarinë dhe trofeun e rikthejnë të rinjtë e kuqebluve.