Talentet shqiptare vijojnë të bëjnë jehonë jashtë trojeve tona!

Këtë herë është një vajzë 17-vjeçare që na ka bërë krenare me performancën e saj në “X Factor Greece 2019”.

Xhodi Lulati ka konkurruar në konkursin muzikor me këngën “You know I’m no good” të Amy Winehouse duke marrë duartrokitje dhe vlerësime të merituara nga juria.

Xhodi është 17 vjeç, vjen nga Shqipëria por jeton në Korydallos.

Ajo është një nxënëse e shkollës së mesme të vitit të tretë.

Performanca e saj jo vetëm që u pëlqye shumë por Xhodi na bëri akoma më krenarë kur tha me zë të lartë se vjen nga Shqipëria.

17-vjeçarja mori një “PO” të madhe nga të katër trajnerët, ndërsa në prapaskenë e prisnin prindërit. .

“Ju jeni vetëm 17 vjeç dhe unë u mahnita me të vërtetë nga mënyra se si trajtuat zërin tuaj në këngë, keni bërë atë që duhet të bëni. Unë jam i impresionuar, ” u shpreh këngëtari i njohur grek i pop rocky Christos Mastoras që njëkohësishtë është dhe njëri prej trajnerëve.