Cluj ka përmbysur Lazion në Rumani falë Thomas Strakoshës. Portieri i Kombëtares shqiptare ka bërë një dalje shumë të gabuar, duke i dhënë mundësinë vendasve të shënojnë golin e dytë dhe të epërsisë. Këtë gabim e shfrytëzoi Omrani që në minutën e 75-të shënoi për 2-1.

Bastos zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të, ndërsa Deac barazoi për rumunët me penallti në minutën e 41-të.