Kur na ndajnë më pak se një orë nga fillimi i ndeshjes Shqipëri – Francë, e cila përkon edhe me inagurimin e stadiumit të ri “Air Albania Stadium”, impianti modern ka filluar të mbushet nga tifozët kuqezinj.

Siç shihet edhe nga video-t e mëposhtëme, ende pa nisur sfida një atmosferë elektrizuese mbizotëron në stadium. (Lexo.al)