Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka zbuluar se në cilën anë të luftës së përhershme mes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messit qëndron ai, duke zbuluar se fotografia “selfie” e vetme në telefon të tij është një me argjentinasin, edhe pse edhe portugezi ishte në atë dhomë ku ishte bërë fotografia.

Ronaldo dhe Messi konsiderohet nga shumë njerëz si dy futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve dhe shumë tifozë të tyre e ka thyer ligjin për të bërë një fotografi me ta, si për shembull duke hyrë në fushë gjatë ndeshjeve të ndryshme.

Por, në betejën se cili është lojtari më i famshëm dhe më i mirë për të tentuar ta sigurosh një fotografi me të, Klopp ka dalur në krahun e yllit të Barcelonës, Messit, duke zbuluar se e vetmja fotografi “selfie” në telefonin e tij është një me argjentinasin.

“Unë e kam një ‘selfie’ në telefonin tim. Ajo është me Messin. Edhe Cristiano ishte në atë dhomë”, ka thënë Klopp gjatë një intervistë gjatë mbrëmjes të organizuar për shoqatën e bamirësisë të Liverpoolit.

Megjithatë, përderisa Kloppit i pëlqen më shumë Messi se Ronaldo, ish-trajneri i Borussia Dortmundit ka bërë të ditur se ai nuk e mendon asnjërin prej tyre si më të mirin e të gjithë kohëve për shkak të dashurisë së tij për Pelen.

“Babai im gjithmonë më ka thënë, çfarëdo që njerëzit të thonë në të ardhmen, Pele ishte më i miri. Unë e kam takuar atë në fakt, isha analist në turneun e Kupës së Botës të vitit 2016. Zakonisht nuk stresohem, mirëpo në atë moment unë djersita si i çmendur”.