“Po”, Juventusi është në krizë. Pas disfatës së thellë 3-0 ndaj Atalantës që i kushtoi eliminimin nga Kupa e Italisë, Juventusi nuk di të fitojë as në Serinë A.

Ndeshja e mbrëmjes së sotme përballë Parmës dëshmon se ekipi i drejtuar nga Alegri po kalon një krizë rezultatesh pas krizës së lojës që e ka dëshmuar javët e kaluara.

Ka përfunduar në shifrat 3-3 ndeshja e luajtur në “Arena Stadium” e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit italian. Dy herë Ronaldo dhe një herë Rugani nuk i kanë mjaftuar ekipit bardhezi për të dalë me tri pikë nga stadiumi pasi janë barazuar nga lojtarët friulianë të cilët kanë mposhtur tre herë Sheznin me gola të Barrilës dhe Xhervinjos që realizoi dopietë.

E vërteta është se prej kohës ekipi vuante nga një krizë loje gjë që javën e fundit është reflektuar edhe në rezultat.

Alegri duhet të motivojë më mirë të tijtë që ekipi të rimarrë veten sidomos në mënyrën sesi interpreton ndeshjen. Për më tepër pas dy javësh i pret një kundërshtar shumë serioz në një kompeticon si Uefa Champions League.

Nga drejtuesi më i lartë e deri te tifozi më i fundmë presin që këtë vit bardhezinjtë të arrijnë të fitojnë trofeun më të rëndësishëm futbollistik europian sikurse është Liga e Kampionëve.

Aktualisht Juventusi mban vendin e parë në Serinë A e shkëputur me nëntë pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Napoli, por djemtë e drejtuar nga Ançeloti kanë një ndeshje më pak. (Lexo.al)