Juventus ka arritur të fitojë 2-1 në transfertë ndaj Lokomotivës së Moskës, ndeshje e vlefshme për javën e 4-rt në Ligën e Kampioneve, shkruan Syri.net.

Ishin bardhezinjtë ata që kaluan në avantazh të parët me anë të Ramseyt në minutën e 4-rt. Mirëpo pa kaluar 8-të minuta skuadra e Lokomotivës arriti që të barazojë rezultatin me anë të Mirainchuk.

“Zonja e Vjetër” hasi në shumë vështirësi gjatë pjesës së dytë, por ishte Douglas Costa ai që mendojë për ekipin e Sarrit, duke shënuar në minutën e 93-të.

Me këtë fitore, Juve shkon në 10 pikë në vendin e parë, ndërsa vetëm 3 pikë për Lokomotivën e Moskës.