Disa ditë më parë u përhap me shpejtësi në media e rrjete sociale një video e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri teksa këndonte në një lokal në Tiranë së bashku me këngëtaren Eneda Tarifa.

E ftuar në “Pop Culture”, Eneda u shpreh se nuk e kuptoi pse video u bë virale pasi Tahiri ka të drejtë të bëjë qejf si çdo person.

“Nuk e kuptoj pse video ku këndoja me Saimir Tahirin u bë aq virale. Saimiri si çdo person tjetër ka të drejtë të bëjë qejf. Ai ka një vesh të mirë muzikor, e njeh muzikën. Mund t’i bëjë fare mirë edhe back vokalet”, u shpreh Eneda.

Tahiri u bë baba për herë të dytë. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto të djalit të vogël, Golikut.

Tahiri dhe bashkëshortja Fatlinda Berisha kanë edhe një djalë 8-vjeçar, Drinin.